Braktisi Anglinë për t’u kthyer në Shqipëri, avokatja që dashuron jetën e fshatit

28 Shtator 2020, 11:31| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 11:44

  • Share

Edhe përtej Tiranës gëlon jeta, të rinjtë mendojnë për një të ardhme më të mirë ndërsa gjithmonë e më shumë bizneset e vogla dhe zanatet kërkojnë të mos harrohen. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ folëm pikërisht për një iniciativë, për të rikthyer në vëmendjen e të gjithëve se ka jetë përtej kryeqytetit, në fshtatrat ku  shumë të rinj kanë ndërtuar jetën e tyre dhe përpiqen çdo ditë të zhvillojnë zanatet dhe bizneset. Marcela Tringaj me profesion avokate, por me një dëshirë shumë të madhe për të treguar pikërisht këtë anë të shoqërisë, ka publikuar së fundmi revistën ‘N’Harmoni’ edhe pse larg profesionit të saj:

‘’ Të dyja këto fusha nuk kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën megjithatë shumë kohë përpara se unë të hapja blogun e diskutoja me tim atë pasionin lidhur me ekonominë lokale, me bujqësinë, dhe me thoshte gjithmonë nëse ti dëshiron shumë ta bësh këtë gjë duhet shumë të hulumtosh dhe të kërkohs informacionin e vërtet që të vij ashtu sic duhet informacioni’’ shprehet ajo.

Nuk ka qenë aspak e lehtë për të, botimi i kësaj reviste por dy figura shumë të njohura njëra nga politika dhe tjetri nga gazetaria i kanë dhënë asaj frymëzimin e duhur për ta çuar pëpara këtë revistë:

‘’ Duhet absolutisht ta botosh dhe ky nuk do të jetë numri i parë’’ ka qenë përgjigja e Grida Dumës dhe Adi Krastës për revistën e saj.

Kjo punë e ka bërë që të njoh persona me zanate mjaft të veçanta.

‘’ Janë dy djem të cilët bëjnë punë dore, janë zanatçinj, njëri bën qilima, kjo ka qenë e veçantë, një djalë që bën punime dore, këto zanate i përkasin grave, këta djem që bëjnë punë dore është fantastike… ndërthurin zanatin dhe del një produkt modern i ndërthurur me artizantin’’ thotë Marcela.

Ajo është munduar t'i jap zë ekonomisë lokale dhe tashmë di shumë mirë edhe problematikat dhe sfidat që hasin ata.

‘’ Ata shpesh here ndjehen si në kurth sepse kanë munguar për hir të së vërtetës mekanzimat e të bërit bashkë, njerëzit e bashkëpunimit mes bizneseve të vogla, sepse një biznes i vogël hapat do ti ketë më të vështirë drejt suksesit, pamundsia për të marketuar mirë produktet e tyre në treg, mungesa e informacionit për të parë se cfarë do tregu, sigurisht që janë informacionë që duhet të vijnë nga mekanizma të tjerë’’ u shpreh ajo për disa nga problemet më të shpeshta të tyre.

Ndërsa thekson se incitiava e saj vjen si pasojë e një jetese të gjatë në Angli, ku ka arritur të marrë informacione të vyera, për bizneset lokale dhe mënyrën se si mund të krijojmë një tjetër lloj ekonomie për Shqipërinë.

 

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 02/10/2020 13:59

    Nisiative e bukur. Eshte e vecante dhe nuk shkon pas turmes. Suksese.

    Përgjigju
  • Kiu: 28/09/2020 13:42

    Po ctu desh moj zonje i fut siklete vehtes.

    Përgjigju
    • Dina: 28/09/2020 22:30

      Mire ke ba se si vendi yt ska

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?