Kronikë

Braktisi dy fëmijët e mitur, në hetim 34-vjeçarja! U kallëzua në bashkëshorti

8 Korrik 2024, 10:45| Përditesimi: 8 Korrik 2024, 10:49

  • Share

Një 34-vjeçare në Skrapar është nën hetim pasi dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

Gruaja, J. R., është kallëzuar nga bashkëshorti i saj, se është larguar jashtë vendit, duke i lënë kështu fëmijët e saj vetëm.

“Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?