Gjirokastër- Një nënë 35-vjeçare në Gjirokastër do të hetohet në gjendje të lirë pasi braktisi djalin e saj 12-vjeçar në ambientet e Policisë.
Bëhet me dije se i mituri është akomoduar në në fondacionin ‘Vatra e Ngrohtë’.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet ku nisi procedimi penal për shtetasen E. V., 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka braktisur djalin e saj 12-vjeçar, në ambientet e Policisë. 12-vjeçari u akomodua në fondacionin "Vatra e Ngrohtë", Gjirokastër", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente
