Nëna e foshnjës së porsalindur e mësoi në gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të djalit që e braktisi në një bodrum pallati në Yzberisht. Pas masës 'arrest shtëpie' të caktuar nga gjykata e Tiranës, 30 vjeçarja ka deklaruar se i dashuri i saj e kishte braktisur dhe nuk ishte interesuar për shtatzaninë e saj.
“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”- ka deklaruar 30 vjeçarja.
Ndërkohë e ëma e saj ka deklaruar:
“Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra”
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Braktisi foshnjën në garazh, i porsalinduri u kafshua nga minjtë! E gjetën pas 3 orësh! Nëna mëson vdekjen në gjykatë: Nuk e mbaja dot, më la i dashuri, Klodi
B.V//ReportTv.al