Garreth Bale u bë protagonist për humbjen e Real Madrid kundër Real Sociedad pasi u largua nga stadium afërsisht 15 minuta para se të përfundonte takimi. Uellsiani nuk ishte i gatshëm për të zbritur në fushë dhe e ndoqi ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
Në çerek orën e fundit ai u fotografua duke u larguar nga “Bernabeu”, pasi siç duket nuk i pëlqeu rezultati dhe loja që po prodhonin shokët e skuadrës. Për këtë rast, “El Cofidencial” shkruan se klubi “galaktik” ka marrë masat duke e dënuar futbollistin me gjobë.
Rregullat e brendshme të klubit thonë: “Lojtarët që nuk grumbullohen për një ndeshje, për çfarëdo arsye, kanë detyrimin të qëndrojnë deri në fund të lojës dhe është e këshillueshme që të jenë afër ekipit, para dhe pas ndeshjeve. Këto rregulla janë për të nxitur frymën kolektive dhe integrimin.”
Futbollisti nga Cardiff-i nuk e pa golin e Rubén Pardo në minutën e 83-të, që vulosi dështimin 2-0 të “Los Blancos”. Sa i takon gjendjes së futbollistit, Bale ka pasur sërish lëndim te gjuri i këmbës së majtë dhe do të duhen të paktën edhe dy javë që të kthehet i gatshëm për skuadrën.
Garreth Bale
Sport
Braktisi skuadrën pa përfunduar ndeshja, Real Madrid merr masa ndaj Garreth Bale
Garreth Bale është dënuar nga Real Madrid për shkak se në ndeshjen me Real Sociedad u largua nga stadium ende pa përfunduar loja. Uellsiani ndërkohë ishte i dëmtuar dhe sfidën po e ndiqte nga tribuna e stadiumit.