Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar se kemi një rritje të shtrimeve në spitale. Maksimumi ai tha se është arritur me 15 shkurt.
“Fakti pozitiv është te kontrolli i indiktarëve të infeksionit. Ka një ulje të lehtë të numrave. 598 vizita në banesë në datën 15. Nga 2500 thirrje që kemi pasur në 24 orë kemi shkuar në 2300. Më rëndësishme është numri i shtrimeve në spital.
Numri i shtrimeve nga 44 në 26 janar duke u rritur në datën 8 shkurt, duke arritur maksimumin me 15 në 119. Ska rritje proigrasive të thirrjeve për ndihmë dhe vizitave në banesë situate në kontroll. Sa i përket spitaleve rajonale ndihmojnë në menaxhim të situatës. Tirana, Fieri, Durrësi, Korça, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Dibra vijojnë të jenë në listën me numrin më të lartë të të infektuarve”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Komiteti Teknik nuk ndryshon masat! Ora policore në 20:00, mësim online për gjimnaze në 10 bashki! Pezullim të fluturimeve me Britaninë (VIDEO)
//ReportTv.al