Brataj në 'Repolitix': Në nëntor-dhjetor do kemi rritje të të infektuarve me COVID-19, shifrat mund të kapin edhe mbi 1000 raste ditore

19 Nëntor 2020, 22:36| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 22:40

  • Share

Muajt nëntor dhe dhjetor do të ketë rritje të rasteve edhe mbi 1000 të të infektuarve në ditë dhe për këtë duhet një ndërgjegjësim sa më i madh i qytetarëve në mënyrë që të parandalohet  sa më shumë përhapja e COVID-19.  Kështu u shpreh shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në emisioni "Repolitix", i cili tha se në dy muaj në vazhdim mund të kemi edhe rritje të rasteve të infektimeve ditore edhe mbi 1000 raste. Brataj tha se ende nuk jemi në kulmin e valës së dytë, pasi shifrat janë ende në rritje.

"Është rritur përhapja e infeksioni dhe është normale me kushtet e pandemisë që ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet që një % e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale. Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë, deri sa numrat janë ende në rritje nëntori dhe dhjetori do të kemi rritje, që mund të kalojnë edhe numrin mbi 1000 të prekur në ditë", tha Brataj.

Edhe për epidemiologun Ilir Alimehmeti kemi një rritje të lartë të shifrave, ndërsa shtoi se nëse do të bëheshin 4 mijë testime, shifra mbi 1000 të infektuar mund të kishte dalë që sot.

"Shifra është në rritje, pozitiviteti i testeve është i lartë, është 30 % dhe po të ishim bërë 4 mijë teste edhe sot mund të kishte dalë mbi 1000 raste në ditë ", tha Alimehmeti.

Gjatë ditës së sotme janë shënuar 786 raste pozitive në 24 orët e fundit, ndërsa u shënuan 11 viktima.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 21/11/2020 07:50

    Po perse more Nata qe kurre mos u befsh dite u dashkan mbyllur pensionistet kur djeme dt 20 nga 15 te vdekur gati 50% ishin pa dale ne pension.

    Përgjigju
  • Njoni: 20/11/2020 09:10

    Ky është rendi i ri dhe quhet diktatura sanitare dhe po kërkon të istaurohet me anë të terroristëve si Bratja. Mund edhe të zgjasë por i dihet fundi.

    Përgjigju
  • Covid -19: 20/11/2020 07:53

    Autobuzat jane shnderruar ne vatra infeksioni.

    Përgjigju
  • Nata: 20/11/2020 00:07

    Meqenese e dini se do rritet numri i te ifektuareve pse nuk merrni masa me mbyll lokalet,shkollat per nje muaj,pensionistet te dalin me orar e kufizime te tjera.

    Përgjigju
  • Shqip: 19/11/2020 23:24

    Ky po pergatitet te behet minister shendetsie por po ndjek rrugen e gabuar se eshte bere pale me genjeshteret kur nuk do ti arij asaj dite vetem e verteta te nxjer ne drite

    Përgjigju
    • Njoni: 20/11/2020 09:05

      Shpresoj mos t'ja arrij asaj dite.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?