Shëndeti

Brataj në Report Tv: Një pacient i shtruar në spital na kushton 500 euro në ditë! S’kemi arritur ende 70% imunizimin! COVID-i po pëson 'vdekje klinike'

13 Tetor 2021, 18:35| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 20:20

  • Share

TIRANË- Një pacient i shtruar në spitalet COVID në vendin tonë i kushton shtetit rreth 500 euro në ditë. Duke përllogaritur që në rastet e rënda, pacienti qëndron mbi 20 ditë në spital, atëherë kjo kosto shkon drejt 10 mijë euro, vetëm për një pacient. Nëpërmjet kësaj llogarie, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se është e mjaftueshme për të kuptuar se përse është bërë vaksina me detyrim, pasi mes këtyre refuzimeve nga individë të caktuar, shteti e ka për detyrë të mbrojë shëndetin e qytetarëve,  për të mos shkuar më pas vendi në një kolaps, ku askujt të mund të mos i jepet një ndihmë.

“E dini sa i kushton shtetit një pacient i shtuar? 500 euro në ditë, një person i formës së rëndë kalon 20 ditë, bëjini llogaritë vetë.  Kush përgjigjet është shtetit”, tha Brataj.

Në studion e Report Tv, Brataj tha se vendi ynë akoma nuk ka arritur deri në masën e 70% të imunizimit të popullsisë, e ndërsa dha një lajm të mirë se COVID-i po pëson një vdekje klinike. Tregues për këtë është edhe fakti që aktualisht po dominon varianti Delta, dhe nuk po del një variant tjetër më i fortë për ta thyer.

“Akoma nuk kemi kapur 70% të imunizimit të popullsisë, virusi po shkon drejt vdekjes klinike, fakti që po predominon Delta tregon se nuk po del një mutacion më i fuqishëm se ky variant, vetë natyra e virusit që ka për natyrë ndryshimit, po shkon drejt vdekjes klinike”, tha ai.

Brataj ka komentuar edhe grumbullimin e 22 mijë tifozëve në stadium, ku tha se duhej të ishte kërkuar maska me detyrim në hyrje, në një kohë që ruajtja e distancës ishte e pamundur. Një gjë e tillë, tha Brataj, do të ketë pasojë në rritjen e rasteve me COVID, por shtoi se faji nuk është vetëm i organizatorëve, por edhe i vetë qytetarëve që kanë një përgjegjësi individuale.

“Numri i tifozëve dhe afërsia ndikojnë shumë në përhapjen e infeksionit, organizatorët të përgjigjen, prevalon shumë herë ndjenja kombëtare dhe ju kujtohet shumë mirë që shumë shtete e bënë Europianin me kapacitet të plotë dhe e patën efektin në rritje të të infektueave, s’duhet të tregojmë se kush e ka fajin, se të gjithë ata qytetarë e dinë që kush e ka faji. S’ke pse lë aq njerëz kur në fuqi rregullat janë në 30% e kapacitetit.  Duhet të ishte kërkuar maska me ngulm, tek tuk kishte maska, por jo në masën e madhe. Pas 2 -3 javësh duhet të shikojmë rastet”, përfundoi Brataj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E.Sh: 18/10/2021 15:56

    O Ner se harrova më rob zoti . Sa prisni ju të jen infektimet mas 2-3 javësh?? Aktualisht keni mesatare 400-500 raste ditore. I bie që diku nga 4-5-6 nëntor të ket BUM infeksionesh ëëë. Po nëse deri atëhere sdo kemi nai nryshim drrastik të kurbës ngjitëse ça do thoni ju? Po sikur rastet të jenë drrejt rënies( që në fakt ska se si sepse ju jeni autoriteti,shteti që nxirrni rastet ditore) ÇA DO THONI E SI DO E SHPJEGONI???

    Përgjigju
  • Emigrant: 13/10/2021 19:20

    Avash doktor 500 euro ne dit shtrimi esht ne spitalin privat ne itali

    Përgjigju
  • Pacienti: 13/10/2021 18:51

    Atehere kur qenka keshtu pse e lejuat qe ndeshja Shqiperi Poloni te zhvillohej me tifoze jo pak por mbi 200000 ku stadiumi Air Albania u kthye ne bombe me sahat per perhapjen e Covid-19 ? Ku ishit ju zoti Brataj qe e keni kaluar vere Covidin pse se kundershtuat kete qe beri FSHF-ja me ne krye hajdutin Armando Duka qe per te mbushur xhepat e tij nuk pyeti per shendetin e njerezve.

    Përgjigju
  • Mirin: 13/10/2021 18:45

    500 euro i duan vetem TIRET.Juve as 100euro sju kuahton se asgje nuk i beni vec oksigjenit.Mjekesi e kalbur e qelbur e korruptuar nga roja deri tek i pari i spitalit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?