Braverman paralajmëroi valë të re emigrantësh, avokati Hasani nga Londra: Këtë muaj në Britani mbërritën vetëm 28 emigrantë të paligjshëm shqiptarë

6 Qershor 2023, 14:14| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 15:23

  • Share

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë nga kanali i La Manshit këtë verë, pavarësisht frenimit të tyre nga policia britanike.

Avokati shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe, Naim Hasani, në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ thotë se numri i qytetarëve shqiptarë të cilët emigrojnë në Britaninë e Madhe është papërfillshëm. Sipas Hasanit, janë 2-3% emigrantë të paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe.

‘Është veçuar komuniteti shqiptar për ti mëshuar një axhende te veçantë. Emigracioni i paligjshëm ka probleme në gjithë botë, në muajin maj kanë mbërritur vetëm 28 emigrantë ilegalë shqiptarë. 2-3% janë emigrant të paligjshëm në Shqipëri.’- tha Hasani.

Për avokatin shqiptar, po përdoret një politikë për të linçuar emigrantët shqiptarë. Sipas avokatit rreth 70% e qytetarëve në Britaninë e Madhe mendojnë se rritja e kostos së jetesës, apo çmimeve janë problemet me madhore, dhe jo emigracioni i paligjshëm.

‘Nuk besoj së fushata më e mirë për të mbajtur pushtetin është duke linçuar emigrantët. Pjesa më e madhe, 70% e qytetarëve britanikë mendojnë se kostoja e jetesës, rritja e çmimeve, etj, janë problemet më madhore, që shqetësojnë qytetarët në Britaninë e Madhe, një qeveri që nuk ka përgjigje për këto pyetje përdore këtë mënyrë. Luftimi i emigracionit të paligjshëm duhet ët fillojë nga kriminelët. Lufta ndaj këtyre fenomeneve do të jetë prioritet i kësaj qeverie. Ndalimi i emigracionit ilegal është një nga prioritet kyç. Po mundohet të shqyrtojë kërkesat për azil. Vihet re një rritje e numrit të kërkesave për azil të shqyrtuara. ‘- tha Hasani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?