Ambulanca në ndeshjen Vasco de Gama-Flamengo

Sport
Top 24

Brazil, ambulanca ngec në fushë gjatë ndeshjes, e shtyjnë futbollistët (VIDEO)

16 Shtator 2018, 15:39| Përditesimi: 16 Shtator 2018, 15:47

  • Share

BRAZIL- Lojtarët e Flamengos dhe Vasco da Gama-s janë detyruar të shtyjnë autoambulancën, e cila u fut në fushë për t’i ardhur në ndihmë një lojtari të dëmtuar.

Bëhet fjalë për Bruno Silvan, i cili kërkoi ndihmën e personelit mjekësor pas një dëmtimi që pësoi në pjesën e dytë.

Por u desh ndihma e futbollistëve për të nxjerrë mjetin nga fusha.

Kjo është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Ishte skenë mjerane. Mendova se shoferi po tallej por me të vërtetë që ambulanca nuk po ndizej.

Rever, mbrojtës i Flamengos

Sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultatin 1-1. Vasco është katër vende larg nga fundi i renditjes, ndërsa Flamengo katër vende larg kreut, plot katër pikë më pak se vendi i parë i Internacional-it.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?