Bota

Brazil, arrestohet “Miss Cracolandia”! Influencer gjatë ditës, trafikante droge gjatë natës

28 Korrik 2021, 12:00| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 12:06

  • Share

Një influencere braziliane 19-vjeçarja Lorraine Cutier Bauer Romeiro, u arrestua nga policia e Sao Paulos nën dyshimin e trafikut të drogës në Cracolandia.

Më shumë se 400 doza, kokainës, marijuanës, 16 pilula ekstazi, 97 shishe parfumesh, një peshore precize, një thikë,, një celular iu gjetën asaj në hotelin ku blogerja qëndronte me të dashurin.

Bjonde, e gjatë dhe seksi, aq sa u riemërua në rrjetet sociale “Gatinha da Cracolandia” (Miss Cracolandia), e reja ka mbi 50,000 ndjekës në profilin e saj në Instagram.

Sipas hetuesve Lorraine bëri një jetë të dyfishtë: një ndikuese e njohur, gjatë ditës ajo ndërveproi me mijëra ndjekës në mediat sociale.

Gjatë natës e reja sw bashku me tw dashurin e saj zhvillonte aktivitetin kriminal.

Në momentin që ajo u kap nga policia kishte veshur rroba të lira dhe një xhup me kapuç për të fshehur fytyrën dhe kishte rënë në rrugët e Crocolandias për të shpërndarë drogë.

E reja u kap në lagjen e njohur për tregtinë e drogës dhe dendësinë e lartë të narkomanëve.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?