Sport

VIDEO/ Brazil, polici qëllon me armë futbollistin në fushë! Reagon klubi: Akt kriminal nga ai që duhet ta mbrojë

12 Korrik 2024, 12:44| Përditesimi: 12 Korrik 2024, 12:55

  • Share

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil me protagonistë një polic, i cili ka qëlluar portierin e një skuadre me arme në këmbë. Teksa po luhej ndeshja e divizionit të dytë mes Gremio Anapolis dhe Centro Oeste, futbollistët u përleshën me njëri-tjerin dhe policia ndërhyri për ti qëtësuar.

Mirëpo vetëm kjo nuk ndodhi, pasi njëri nga policët vendosi të qëllonte me armë portierin e Gremios Ramon Souza. Klubi reagoi në rrjetet sociale duke shkruar se ‘ishte një akt i tmerrshëm, i pabesueshëm dhe kriminal nga dikush që duhet të garantojë sigurinë dhe integritetin e njerëzve” .

Ne.k./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?