Bota

Brazil/ Protestuesit fajësojnë presidentin Bolsonaro për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19, kërkojnë dorëheqjen e tij

30 Maj 2021, 11:15| Përditesimi: 30 Maj 2021, 11:19

  • Share

Në të gjithë Brazilin janë mbajtur protesta për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga Covid-19 nga qeveria e Presidentit Jair Bolsonaro.

Në kryeqytetin, Brasilia, mijëra u mblodhën para Kongresit duke kërkuar shkarkimin e presidentit dhe duke kërkuar më shumë vaksina. Protestat janë mbajtur në një mori qytetesh, përfshirë edhe më të madhin Rio de Zhaneiron.

Popullariteti i Bolsonaros ka rënë dukshëm gjatë periudhës së pandemisë, për shkak të keq menaxhimit të situatës.

Nga fillimi i pandemisë Brazili ka regjistruar gati 460,000 viktima me koronavirus, duke e bërë atë të renditet i dyti sa i përket numrit të viktimave pas Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë që vendi renditet i treti në listë sa i përket numrit të të infektuarve me 16 milionë.

Protestat e së shtunës kanë rritur presionin ndaj Bolsonaros, ndërkohë që Senati në Brazil po kryen hetime për menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë si dhe për programin e vaksinimit.

Partitë opozitare, sindikatat dhe lëvizjet shoqërore akuzojnë Bolsonaron për ngecje të programit dhe mospërfillje të pasojave.

Deri më tani, vetëm 10 për qind e popullsisë së rritur në Brazil është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?