‘Princesha’ e një bande braziliane, e cila ishte shfaqur së fundmi me një automatik në duar është vrarë së fundmi në një shkëmbim zjarri me policinë. Gjatë përplasjes me policinë ka mbetur i vdekur dhe babai i saj krye-trafikant.
Rayane Nazareth Cardozo, 20 vjeçe, u qëllua në kokë më 16 korrik gjatë aksionit të policisë, së bashku me babanë e saj, në Rio de Janeiro.
Policia ishte lajmëruar për të ardhur në vendin e ngjarjes, ku dyshja raportohej se po mbanin peng një familje.
Një përballje me armë pasoi mes anëtarëve të bandës dhe policisë, ndërsa fqinjët mbetën në shtëpitë e tyre të bllokuar mes plumbave.
Rrjedhimisht Cardozo da Silveira u qëllua për vdekje së bashku me babanë e saj dhe dy anëtarë të tjerë të bandës.
I konsideruar si një nga kriminelët më të kërkuar të Rio de Janeiro, Cardozo da Silveira njihej për një seri grabitjesh dhe vrasjesh në kryeqytetin brazilian. E bija edhe pse njihej ndryshe me emrin e dashur ‘Hello Kitty’ ajo konsiderohej si e dyta në organizatën e drejtuar nga babai i saj. ‘Hello Kitty’ njihej gjithashtu në jetën e natës së Rio dhe reklamonte shpesh stilin e ekzagjeruar të jetesës në rrjetet sociale duke pozuar me armë të ndryshme. Në një prej imazheve ajo duket shtatzënë, por nuk dihet asgjë për fëmijën e saj.