Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria, Brazili lëshon urdhër-arrest ndaj Ervin Matës për ta ekstraduar! Trafikoi tonelata drogë me djalin e Breçanit, i njohur dhe për ‘Masakrën e Bllokut’

28 Shtator, 11:15| Përditesimi: 28 Shtator, 15:51

  • Share

Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka lëshuar urdhër arrest për biznesmenin Ervin Mata, i cili është zhvendosur në Brazil, ndërsa shteti shqiptar kërkon arrestimin e tij.

Urdhri u lëshua nga Ministri Alexandre de Moraes, i Gjykatës Federale të Lartë të Brazilit, ndërsa në vendim thuhet: 

“Unë dekretoj arrestimin paraprak të Ervin Mata-s, duke urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti, përmbushja e të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj GJYKATE SUPREME, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit të interesuar”.

Ervin Mata është shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2023 me urdhër të SPAK për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Europë, ndërsa shteti brazilian mësohet ta ketë lëshuar urdhër-arrestin që më 11 mars ndërsa dekreti është publikuar më 23 shtator. Aktualisht Ervin Mata ende nuk është arrestuar.

Në këtë grup kriminal prej 11 personash të dërguar në gjyq me dosjen "Metamorfoza 2", të përfshirë janë dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani (gjithashtu dhe kunati i Ervin Matës).

Sipas SPAK grupi kriminal dyshohet se ka lidhje me disa episode të sekuestrimit të trafikimit të lëndeve narkotike në Holandë, Brazili, Kolumbi, Spanjë si dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian si dhe sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Shqipërisë si dhe raste të pastrimit të parave.

Bëhet fjalë për 4 raste sekuestrimi droge
Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani

Nën hetim u vendos dhe Elvana Gjata, si partnerja e Ervin Matës, emri i të cilës doli disa herë në përgjime si "transferuese" e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin.

Biznesmeni Ervin Mata njihet gjithashtu dhe për ‘Masakrën e Bllokut’ ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në vitin 2018. Në konfliktin e ndodhur në lokalin ‘Monopol’ që përfundoi me vrasjen e Fabian Gaxhës, ishte i përfshirë dhe ‘mbreti’ i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, kundërshtar i Matës.

Ervis Martianj ka qenë i shoqëruar në lokal me Eljon Haten dhe 2 persona të tjerë, ndërsa në një tavolinë tjetër, Ervin Mata, e dashura e tij në atë kohë, Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë.

Rreth orës 21.30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të showbizit.

Duke parë tensionin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet. Sherri nisi kur Fabiani u afrua dhe Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate. Ky ishte momenti kur nisi shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe çasti kur Meviol Bilo një ekspert i armëve të zjarrit, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haten.

Pas disa muajve në arrati, Mata u dorëzua në polici ku dhe u lirua plotësisht nga akuzat duke mohuar që të kishte qëlluar me armë në drejtim të viktimës apo të kishte dijeni se kush ishte autori.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?