Sport
Top 24

Brazili në festë, fiton Kupën e Amerikës pas 12 viteve, dorëzohet Peruja

8 Korrik 2019, 08:45
  • Share

Brazili është fituesi i Kupës së Amerikës për këtë edicion. Organizatorët mposhtën Perunë me rezultatin 3-1 duke ngritur në qiell trofeun e 9-të në histori. Finalja e zhvilluar në stadiumin legjendar 'Maracana' foli për seleçaot që pas 12 vitesh ia arritën që të ngjiteshin në fronin e Amerikës së Jugut.

Peruja e nisi vrullshëm, por Everton kaloi në avantazh ekipin e tij në minutën e 15 duke ngritur peshë stadiumin. Megjithatë, Peruja nuk u dorëzua duke barazuar me Jose Paolo Guerrero, që arriti që të dërgonte topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë në të 44'.

Por festa zgjati shumë pak, pasi Gabriel Jesus i dha sërish avantazhin Brazilit një minutë më pas, ndërsa vulosi gjithcka me Richarlison në fund të ndeshjes me një penallti duke hapur shampanjën për të nisur festën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?