Brazili dhe Argjentina kanë pësuar humbje në ndeshjet e fundit në fazën kualifikuese për Kupën e Botës sa i takon zonës së Amerikës Latine.
Në Asuncion, Paraguaji mundi 1-0 Brazilin falë golit të Gomez në minutën e 20-të të pjesës së parë. Paçka se miqtë nga Brazili kontrolluan lojën dhe mbajtën më shumë topin, ishin të besuarit e Alfaros që dolën me tri pikë.
Kjo është humbja e katërt për Brazilin në këtë fazë kualifikuese dhe e pesta radhazi, me Selecaon që rrezikon seriozisht mospjesëmarrjen në Kupën e Botës. Me vetëm dhjetë pikë pas tetë ndeshjeve, Brazili mban vendin e pestë me një pikë më shumë se zona që të nxjerr jashtë Kupës së Botës.
Në stadiumin "Roberto Melendez" në Barranquilla, Kolumbia fitoi 2-1 kundër Argjentinës. Mosquera dhe Rodriguez shënuan për vendasit, teksa Nico Gonzales barazoi përkohësisht për kampionët në fuqi të botës.
Me 18 pikë Argjentina mban kreun, ndërsa Kolumbia me 16 pikë ndodhet në vendin e dytë.