Neymar Junior

Sport

Brazili rikthen në skuadër Neymarin, gjen përballjen kundër Messit

7 Mars, 15:21| Përditesimi: 7 Mars, 15:32

  • Share

Mungesa gati 17 mujore e Neymar në ekipin kombëtar të Brazilit për shkak të dëmtimit do të përfundojë. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Brazilin është ftuar në skuadër për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës, aty ku gjen përballë Kolumbinë dhe Argjentinën.

Brazili ka qenë pa yllin e ekipit që nga tetori i vitit 2023, kur ai dëmtoi meniskun e gjurit të majtë, ndërsa ishte në grumbullim me kombëtaren. Neymar, i cili ka shënuar 79 gola në 128 paraqitje për Brazilin dhe ka luajtur në tre Kupa Bote, kishte shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

Momentalisht, Brazili po kalon një moment negativ, me katër humbje radhazi, për të zbritur në vendin e pestë në kualifikueset e Botërorit të zonës së Amerikës latine, 7 pikë pas Argjentinës kryesuese.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?