Carlo Ancelotti

Sport

Brazili rinis bisedimet me Carlo Ancelottin

27 Mars, 15:32| Përditesimi: 27 Mars, 15:34

  • Share

Brazili i është afruar sërish Carlo Ancelottit për t'i ofruar atij rolin e trajnerit, pohojnë raportet nga Amerika Latine, pasi statusi i italianit te Real Madrid nuk është i paprekshëm.

Kjo nuk është hera e parë që pozicioni i stolit të ‘Seleçaos’ i propozohet Ancelottit, i cili e refuzoi atë vitet e fundit. Pas humbjes poshtëruese në kualifikueset e Kupës së Botës 4-1 ndaj rivalëve të vjetër, Argjentinës, Federata e Brazilit filloi të shikonte përtej trajnerit aktual Dorival Junior.

Sipas GE Globo, Federata rifilloi kontaktet me menaxherin e Ancelottit dhe kërkoi një takim me italianin.

Tekniku italian ka qenë i hapur ndaj bisedimeve, por sipas tij, çdo vendim mund të merret pas Botërorit të Klubeve i cili përfundon në korrik të këtij viti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?