Neymar në ndeshjen me Meksikën

Brazili thyen rekordin e golave të Gjermanisë, Meksika ngec në “stacion”

2 Korrik 2018, 19:00| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 19:03

  • Share

Me golin e shënuar nga Neymar, Brazili gjeti rrjetën për herën e 227-të në Botëror, një më shumë se Gjermania e cila ia kishte rrëmbyer rekordin e golave “seleçaos” në atë ndeshje të famshme të përfunduar 7-1 katër vite më parë.

Më pas, ata thelluan diferencën me Firminon, duke çuar në 228 rekordin e ri. Të tjerët janë shumë të shkëputur nga kjo dyshe dhe do të duhen shumë edicione të suksesshme për t’i arritur.

Në podium gjendet Argjentina me 137 gola të shënuar, e ndjekur më pas nga Italia që ka 128 gola. Vendi i pestë në renditje i përket Francës me 113 gola të realizuar në Botërorë.

Nga ana tjetër, vazhdojnë statistikat negative të Meksikës, e cila është eliminuar në 7 turnetë e fundit të Botërorit pas daljes në fazën e grupeve.

Ndërsa, edhe nëse e krahasojmë në ndeshjet direkte me Brazilin, Meksika ka një histori negative, pasi ka humbur 4 takime, ka barazuar 1 të tillë dhe nuk ka dalë asnjëherë fitimtare.

Nëse i bazohemi golavarazhit, ai flet ndjeshëm në favor të Brazilit, që ka shënuar 13 herë dhe nuk ka pësuar ende nga Meksika, që tashmë ka një “tabu” për të thyer.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?