Duke përdorur bukuritë e natyrës dhe duke shndërruar muret e Brazilit në portrete të bukura grash dhe vajzash, piktori Fabio Gomez i ka dhënë qytetit një notë artistike.
Me ngjyra, ai ka pikturuar vajza dhe gra ekzotike, ndërsa mbi kokë, për flokë i ka lënë pemët e Brazilit. Megjithëse arti mural është tashmë shumë i njohur dhe një mënyrë e cila përdoret për të zbukuruar qytetet në botë, artisti brazilian është bërë i njohur për kombinimet në krijimin e tij.
Komento