Sociale

VIDEO/ Bregdeti i Semanit 'fole' e breshkave, pas 4 ditësh, një tjetër breshkë gjigante bie në rrjetën e peshkatarëve

30 Shtator 2021, 16:09| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 16:18

  • Share

Duket se bregdeti i Semanit është kthyer në një 'fole' të breshkave, ku peshkatarët janë hasur shpesh me këtë gjallesë në ditët e fundit. Vetëm 4 ditë pasi në bregdet doli një breshke gjigante, ditën e sotme një krijesë e tillë ra në rrjetën e peshkatarëve.

Breshka, me peshë 80 kilogramë u kap nga peshkatarët, teksa kishin hedhur rrjetat për të kapur peshq. Ata u befasuan nga krijesa, ndërsa e ndihmuan atë të kthehej sërish në thellësinë e ujërave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?