Me lehtësimin e masave kufizuese të lëvizjes, zona turistike e Shëngjinit ka nisur të gjallërohet edhe pse sezoni turistik nuk është hapur akoma prej përhapjes së COVID-19.
Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kane thyer karantinën gjatë ditës së sotme për të shijuar rrezet e diellit dhe motin e ngrohtë pranë bregdetit. Përgjatë vijës bregdetare janë parë njerëz të moshave të ndryshme, duke bërë plazh pa u shqetësuar nga askush edhe është e ndaluar. Vetëm në orët e pasdites policia ndërhyri për shpërndarjen e pushuesve.
Qytetarët e Shëngjinit ankohen se edhe personat e riatdhesuar në hotele, po e thyejnë karantinën dhe lëvizin përgjatë shëtitores, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes.
"I ke duke lëvizur mes nates rrugëve, për ne janë rrezik, por e dinë ata që i kanë sjellë", është shprehur një qytetar i zonës.
Bashkia e Lezhës ku bën pjesë edhe Shëngjini vijon të mbetet zonë e kuqe, pavarësisht se prej me shumë se një muaj nuk ka asnjë rast me COVID-19.
Korespodenti i Report TV në Lezhë ka arritur të intervistojë një të moshuar, i cili po shijonte rrezet e diellit në bregdet ditën e sotme.
"Nuk kam frikë, por jeta është e ndërtuar në ligje dhe rregullave. Ligjet e shtetit duhen zbatuar. Nuk vij shpesh këtu", është shprehur i moshuari.
Jeni te rrezikuar se shetisim gjate nates?! Mbaje gruan ne shtepi gjate nates dhe keshtu ska rrezik lol
Përgjigju