Majlinda Bregu në festën e domates

Politikë
Top 24

Bregu thumbon Bashën nga Shëngjergji dhe i bashkohet Erjon Veliajt në festën e domates (FOTO)

23 Shtator 2018, 17:45| Përditesimi: 23 Shtator 2018, 17:54

  • Share

Shëngjergji priti të shtunën festën tradicionale të domates, “Domate Fest”, një panair me produkte të zonës, ku banorët, por edhe restorantet e bujtinat e zonës, prezantuan pjatat e tyre me ushqime tradicionale mes gjelbërimit dhe muzikës.

Festës nuk i është bashkuar vetëm kryebashkiaku Erjon Veliaj që ka vizituar disa nga stendat e panairit, por edhe një demokrate si Majlinda Bregu.

Postimi i Majlinda Bregut në Instagram

Përmes fotove të postuara në Instagram, Bregu thotë se është mbesë në këtë fshat, por nuk i kursen thumbat për ata që qeverisin sot Partinë Demokratike. Ajo thotë se rrugën e këtij fshati që ka nevojë për vëmendje e zhvillim e ka ndërtuar “PD-ja e vërtetë”.

Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete, vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!

Majlinda Bregu

Kujtojmë se përgjatë gjithë ditës së sotme, banorë të zonës, por edhe turistë e vizitorë të shumtë, ndoqën një sërë aktivitetesh, mes të tjerash vizita tek rrënojat e shkollës së parë shqipe në Tiranë, vizitë tek Ujëvara e Përroit të Kecit, tek Mulliri i vjetër etj. Shëngjergji është një zonë që ofron disa destinacione, për ata që e duan natyrën dhe ushqimin bio.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?