Prostitutat dhe klientet e tyre te arrestuar nga policia gjate nje orgjie ne Pattaya

Bota
Top 24

Brenda hotelit të orgjive në Tajlandë/ Ja momenti kur perëndimorët kapen mat me minorenet (VD)

23 Prill 2018, 18:37| Përditesimi: 23 Prill 2018, 18:51

  • Share

Një mësymje në hotelin e orgjive që frekuentohej nga dhjetëra burra perëndimorë në Tajlandë ka nxjerrë në dritë plagën e thellë të vendit lidhur me biznesin e seksit.

Pamjet e rënda të filmuara gjatë mësymjes së policisë të shtunën natën nxorrën në pah problemin e njohur të Tajlandës, ku turistët përfshi ata nga Evropa, Amerika dhe Australia udhëtojnë për seks me të mitura dhe jo vetëm.   

Mësymja ndodhi në Pattaya, i cili konsiderohet shpeshherë si kryeqyteti botëror i seksit dhe është famëkeq për prostitucionin e tij.

Tajlanda është përpjekur dhe ka dështuar që ta ndalojë tregtinë famëkeqe të seksit në vend. Prostitucioni është i paligjshëm në Tajlandë, por ligji injorohet totalisht.

Disa foto të bëra në Pattaya i shfaqin vajzat e reja duke kërcyer brenda lokaleve, ndërkohë që disa të tjera i reklamojnë shërbimet në mes të rrugës.

Fotot tregojnë përmasat e tregtisë së seksit, me burrat që qëndrojnë në radhë për të paguar gra e të mitura të cilat shiten në treg.

Rrugët kryesore të lagjeve me drita të kuqe të Pattayas shfaqin lokalet dhe dritat vezulluese, dhe emrat joshës, si “Bari i ëndërrave” apo “Macet e egra”.

Foto nga Pattaya në Tajlandë, ku shihen vajzat punonjëse të seksit, por edhe arerstimi i klientëve perëndimorë të orgjive

Tregtia e seksit është një ndër më fitimprurëset e qytetit, dhe është arsyeja se përse mijëra turistë shkojnë në Pattaya çdo vit.

Tajlanda është radhitur si një prej destinacioneve më të mira turistike në botë.

Vendin e vizituan 35 milionë turistë vetëm gjatë 2017-s, ndërkohë që sipas parashikimeve ky numër pritet të rritet vit pas viti.

Në pamjet e shfaqura sot, mësohet se 28 burra të përfshirë në një orgji ishin kryesisht perëndimorë: australianë, amerikanë, kanadezë, britanikë dhe gjermanë.

Naris Niwapantawong, kreu i policisë në zonën e Banglamungas në Pattaya, tha se burrat nga shtete të ndryshme “shkëmbyen partneret me njëri-tjetrin”.

'Ne morëm një ankesë për Tulip Hotel. Na u raportua se aty organizoheshin festa seksi gjatë fund-javave,' tha ai.

'Stafi im u koordinua me policinë, emigracionin dhe ushtrinë për të ndërhyrë me shpejtësi dhe kujdes. R kryem operacionin kur ata ishin duke kryer marrëdhënie seksuale dhe i arrestuam”.

Tulip Hotel në jug të Pattayas ka 30 dhoma të ndara në 4 kate. Ato janë të ndara në disa zona, me njërin kat që është përcaktuar si “zona e lojës”. 

Çiftet ishin regjistruar në një uebsajt për të marrë pjesë në orgji.

Pronari kinez i hotelit ra në pranga gjithashtu.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?