Brenda qelisë së Jeffrey Epstein

VIP & Spektakël

Brenda qelisë, ku miliarderi Jeffrey Epstein vrau veten: Fotografitë e autopsisë grafike tregojnë qafën e tij të përgjakur

6 Janar 2020, 10:43| Përditesimi: 6 Janar 2020, 11:20

  • Share

 New York-Fotografi grafike nga autopsia e Jeffrey Epstein kanë zbuluar për herë të parë plagën e tij të përgjakshme të qafës - pasi imazhet e tjera të marra brenda qelisë së tij të burgut në New York tregojnë çarçafët, pilulat dhe litarët e përdorur për kryerjen e vetvrasjes

Imazhet, të cilat të shfaqura në emisionin  60 Minuta dhe janë treguar publikisht për herë të parë të dielën, janë marrë nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qytetit të Nju Jorkut pasi Epstein vrau veten në qelinë e tij gushtin e kaluar.

Vdekja e pedofilit milioner në Qendrën Korrektuese Metropolitane të Manhattan - ndërsa ishte në pritje të gjykimit për akuzat e trafikimit seksual - u vendos zyrtarisht si një vetëvrasje duke u varur.

Vdekja e tij nxiti teori të përhapura të komplotit dhe spekulime se ai në fakt ishte vrarë.

Fotografitë nga brenda qelisë tij zbulojnë se fragmente materialesh u gjetën të varur nga një dritare, ndërsa një rrip i madh shtrati ishte gjithashtu i lakuar përmes një vrime në shtratin e sipërm

r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?