Kopshti i pasmë i shtëpisë së Clinton

Lifestyle

Brenda shtëpisë shumëngjyrëshe të Bill dhe Hilary Clinton (FOTO)

22 Nëntor 2019, 15:59| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 16:03

  • Share

Të gjithë jemi kuriozë se ku jetojnë ish të parët e SHBA-së, Bill dhe Hillary Clinton, të cilët u larguan nga Shtëpia e Bardhë 20 vite më parë.

Shtëpia e tyre e tanishme është quajtur "Whitehaven”, e ndodhur në Beltway të Washingtonit.

"Ishte një reagim emocional. Unë kisha ngjitur në katin e tretë dhe shikoja pemët, në pjesën e pasme të ambasadës britanike dhe thjesht u ndjeva sikur isha në Londër ose New Yorkun e  kohës së vjetër.

Kopshtet ishin më të mahnitshmet që kisha parë kudo në turneun tim", është shprehur Hilary për shtëpinë e saj.

Shtëpia prej 5.500 metra katrorësh është ndërtuar në vitin 1951.

Qëllimi kryesor i saj ishte që të krijonte sa më shumë dritë dhe të krijonte më shumë hapësirë ​​fizike për t'u ulur dhe për t'u çlodhur.

Gjithashtu shtëpia u rinovua nga viti 2003 deri në vitin 2006 me tulla neo-gjeorgjiane të kuqe.

Në kopshtin e pasmë ka pishinë dhe pemë, të cilat krijojnë imazhin e një parajse në tokë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?