Ekonomi

Brenda vitit transporti me biletë elektronike! Gonxhja: Përmirësojmë shërbimin për qytetarët! AKSHI: 49 shërbime të DPSHTRR janë online

16 Prill 2021, 17:06| Përditesimi: 16 Prill 2021, 17:17

  • Share

Brenda vitit pritet të zbatohet procesi i biletës elektronike në transport. Implementimi i këtij sistemi do të nis në muajit shtator-dhjetor dhe pjesë e tij do të jetë transporti ndërqytetës. Platforma e-Transport do të ofrohet falas për të gjithë aktorët e përfshirë në skemën e transportit ndërqytetës: 520 linja, 242 operatorë dhe 2,282 mjete. Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja u shpreh se kjo reformë do të ulë kostot për qytetarët dhe do ju ofrohet atyre një shërbim më i mirë.

“Sot jemi në 905 të punës së bërë, pra jemi shumë pranë përmbylljes. Jemi shumë pranë prekjes së produktit përfundimtar të asaj që ne e mendojmë se do të jetë dobi, leverdi dhe risi vërtetë e jashtëzakonshme për sektorin tonë. Në mënyrë që njeriu, qytetari, turisti ta ketë të lehtë në telefonin e tij inteligjentë në shpi, apo kudo të ketë të qartë çdo lloj tarife, variantin më të mirë të udhëtimit apo për të gjetur kompaninë me të cilën do të udhëtoj”, kështu u shpreh drejtori Blendi Gonxhja.

E pranishme në takim drejtoresha e AKSHIT u shpreh se janë mbi 2 milionë aplikime të bëra në e-albania për shërbimet e transportit.

“Pranë e-albania janë 49 shërbime të kësaj drejtore. Janë 2 milionë aplikime të bëra nga qytetarët për këto shërbime. Në xhepat e qytetarëve janë kursyer 120 milionë lekë, nga këto shërbime për të mos folur për kohën e gjatë në radha ku qytetarët prisnin pa fund”, tha drejtoresha e AKSHI-t Linda Karçanaj.

Nëpërmjet këtij sistemi do të monitorohen në kohë reale subjektet që operojnë në transportin ndërqytetës në lidhje me respektimin e kushteve të përcaktuara në licencë si frekuenca, oraret, itinerari, stacionet, tarifat, paketat sociale, personeli e mjetet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 18/04/2021 19:14

    BENI NJE STACION MODERN AUTOBUZESH TE MBYLLUR SIC JANE NE AMERIKE.....E KISHIT NE PLAN TE BEHEJ TEK CASA ITALIA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?