Të enjten më orën 18:00 (19 tetor), Ahmet Prençi do të promovojë librin e ri, romanin “Brenga e Prokurorit”. Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë, së fundmi ka suprizuar dhe me anën tjetër, atë të krijimtarisë letrare.
Prençi ka shkruar me parë edhe dy libra atë me poezi; ‘Udhë në Pasqyrë’ dhe romanin “Anja”. Autori e konsideron sjelljen krijimit më të fundit të tij si një ngjarje shumë e bukur.
Me libra të mëpërashmë, Prençi ka fituar çmimin “At Gjergj Fishta”, finalist i çmimit kombëtar të letërsisë për vitin 2020 dhe romani “Brenga e Prokurorit” është libri tij i fundit. Për shumë vite ka drejtuar institucione të rëndësishme ligjzbatuese.
Prençi vazhdon aktivitetin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si Komisioner pranë Avokatit të Popullit. Në reçensën e romanit vlerësimet nga kolegët shkrimtarë jo vetëm që e vlerësojnë këtë botim, por i sugjerojnë lexuesit për të mos e humbur këtë rast për ta shijuar.