Thomas Strakosha do të largohet nga Premier League dhe destinacioni i tij i ardhshëm duket se do të jetë Greqia. Mungesa e hapësirave te Brentford e ka shtyrë gardianin kuqezi që të kërkojë një tjetër skuadër dhe mediat në Greqi bëjnë me dije se portieri 29-vjeçar mund të bashkohet me gjigantët e AEK-ut të Athinës.
Klubi verdhezi, vetëm pak ditë më parë mbylli transferimin e Alberto Brignolit. Gjithsesi, drejtuesit shohin shqiptarin si një portier me më shumë cilësi dhe janë gati t’i besojnë vendin e titullarit, para portierit italian.
Strakosha pritet të rikthehet në Greqi pas 12-vitesh, aty ku lindi dhe hodhi hapat e para të karrierës. Duket se akordi është gati dhe mungon vetëm firma në kontratë për zyrtarizimin.