Breshëri dëmton mollët, fermerët e Maliqit në protestë: Kemi humbur mundin e jetës! Mbështetje 0 nga qeveria, e njëjta situatë çdo vit

27 Shtator 2023, 14:32| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 14:43

  • Share

Qindra hektarë tokë e mbjellë nga fermerët e fshatit Burimas, në Maliq ka përfunduar e dëmtuar nga reshjet e fundit të breshrit në masën 70 % deri në 100%. Fermerët dolën në protestë duke i kërkuar pushtetit vendor mbështetje pasi sipas tyre kanë ë mundin e një jete të tërë.

Me qindra fermerë në zonën e Maliqit, kultivues prej vitesh të kulturës së mollës që ishte në prag të vjeljes, kanë kërkuar mbështetje pas dëmeve të pallogaritshme që pësuan nga breshëri i ditëve të fundit, dëme që arrijnë në masën 70 % deri në 100%.

Në fshatin Burimas ku janë dëmtuar 200 ha mollë fermerët duke protestuar thonë se prodhimi i këtij viti ka shkuar dëm, por nga autoritetet nuk është marrë asnjë masë për dëmin e shkaktuar, edhe pse është një situatë që për ta përsëritet thuajse çdo vit.

“Para dy ditëve ra një breshër i paparë dhe na ka dëmtuar rreth 200 hektarë me mollë unë personalisht jam dëmtuar rreth 3 hektarë. E kemi vitin e tretë që po dëmtohemi dhe po të shikoni këtu nuk kemi asnjë përfaqësues nga pushteti lokal apo vendor. Mbështetjen nga qeveria e kemi zero. Duhet të zgjidhet problemi ynë se po të ndodhë”, tha një fermer.

“Unë kam një hektar tokë dhe gjysmat e tyre janë dëmtuar komplet. Problemi nuk është thjesht kostoja, problemi më i madh është se morali për të punuar më këtu është zero, se nuk ka më shpresa për të qëndruar këtu. Gati 80% e asaj që prisja të merrja ka shkuar dëm”, u shpreh një fermer tjetër.

Fermerët shtojnë se nëse nuk kompensohen do të përshkallëzojnë protestat dhe do të braktisin sektorin bujqësor.

“Personalisht kam 2.5 hektar. Unë jam minimumi 20 milionë lekë të ëa. Nesër çfarë do të bëj unë, se jam me fëmijë. Kemi mbetur të ikim në Gjermani. Shteti duhet të bënte planet afatgjatë, rrjetat  duhen bërë nga qeveria se nje hektar shkon mbi 20 milionë lekë, dhe unë çfarë të bëj”, tha një tjetër.

“Dëmi duket që shkojnë nga 80% deri në 100 % dëm në disa zona. I kemi bërë kërkesë Bashkisë, për të ardhur këtu nuk kanë ardhur akoma. Kur vijnë na thonë vetëm llafe të mira dhe ikin. Pothuaj i gjithë fshati merret me pemëtari, me mollë. Kërkojmë ndihmë nga shtetit të paktën 1 % nga harxhet që kemi bërë”, u shpreh një fermer.

Breshëri i para pak ditëve ka dëmtuar të mbjellat e fshatrave të Juglindjes së Shqipërisë ku për shkak të reshjeve të shumta është dëmtuar rëndë kultura e pemëtarisë së mollëve sidomos në Devoll dhe në Bilisht, të Korçës.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/09/2023 01:29

    Pse qeveria ua hodhi bresherin qe kerkoni prej saj demshperblim?! Merrni sikuracion per prodhimin,rrjetat blihini vete gradualisht,prodhimin e demtuar mos e hidhni kot,perpunoheni dhe se fundi, kur bresheri qenka nje fenomen gati i pervitshem,atehere duhet te keni nxene mesimin,apo jo?! Konsultohuni me agronomet se cfare mund te kultivohet ne zona ku bresheri eshte fenomen konstant,mos mbillni vetem molle, se e keni mesuar avaz si gjeli kengen!

    Përgjigju
  • Bato: 27/09/2023 22:31

    Kta jetojn akoma ne socializem, ku cdo gje behej nga shteti. Farkeqsia e shqiptareve eshte qe akoma se kan kuptuar qe jetojn ne kapitalizem, vec i zoti e nxjerr gomarin nga balta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?