Rrebesh shiu dhe breshër në Fier, dëmtohen të mbjellat e fermerëve: Na u shkatërrua i gjithë mundi në 30 minuta (Video)

11 Maj, 16:17| Përditesimi: 11 Maj, 19:42

  • Share

Reshjet e shiut dhe breshri kanë pushtuar qytetin e Fierit mesditën e sotme. Ka mjaftuar vetëm 30 minuta për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier.

Fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme veçanërisht në bujqësi dhe pemëtari. Në pamjet që sjell Report Tv nga fshati Adë në njësinë administrative Frakull, shihet breshër i përmasave të mëdha. 

Për report Tv, fermerët Nesti Troka dhe Ilir Zanaj rrëfejnë dëmët e mëdha në nektarina dhe luleshtrydhe dhe kërkojnë ndihmë nga shteti.

"E shikoni si e ka bërë këtu. Është plagë kjo. Plagët nesër do të duken se kjo është e freskët. Shiko si e ka bërë breshëri. Nesër do të nxihet kjo se është e çarë, është e çarë lëkura. Dëm kolosal", u shpreh fermeri Nesti Troka.

"Këtu janë 5 dynym luleshtrydhe, breshëri i ka shkatërruar komplet. Siç e shikoni edhe gjethen e ka rrjepur, kokrra është për faqe të zezë. Edhe lule nuk ka më, i ka shkatërruar komplet. Kokrra ka rënë dhe është kalbur, edhe ajo që ka në bimë është kalbur”,-tha fermeri Ilir Zanaj.

Kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi pasi i gjithë investimi i tyre shkoi dëm vetëm për disa minuta ndërkohë që bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për të siguruar jetesën. 

Kohët e fundit, moti në vendin tonë ka qenë i paqëndrueshëm ku në varësi të ditëve herë ka mbizotëruar dielli dhe temperaturat e larta ndërsa gerë të tjera reshjet e shiut. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?