Gjithë fjalimi i Lulzim Bashës para kryeministrisë është shoqëruar me momente të shpërthimit të kapsollëve. Por në një moment të caktuar, militantët nisën të hedhin në breshëri kapsollë ndaj kryeministrisë. Më tej u hodhën edhe tymuese, dhe mjete të tjera pirroteknike, ndërsa nuk mungoi thirrja e policisë për ruajtje të qetësisë dhe distancim nga këto elementë që në radhë të parë dëmtojnë vetë efektivët në kordonin e parë tek Kryeministria.
Më tej turma ka nisur t'i drejtohet policisë duke tentuar të heqë kordonin e gardhit metalik para kryeministrisë.
Lajmi kryesor:
3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)
G.M./b.ha./ReportTv.al