Sociale

Breshëri në Elbasan dëmton kulturat bujqësore, fermerët: Jemi drejt falimentimit, të shpërblehemi me 50%

16 Qershor 2018, 18:41| Përditesimi: 16 Qershor 2018, 18:54

  • Share

Stuhitë e shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatrat e Qarkut të Elbasanit. Breshëri i pazakontë ka goditur dje fshatin Letan të Elbasanit, duke dëmtuar brenda pak minutash kulturat bujqësore, vreshta dhe dru frutorë. Fermerët shprehen se pasojat e këtij fenomeni natyror i kanë çuar drejt falimentimit.

Aty është bërë nami i zi, të gjitha lekët që patëm investuam dhe puna e një viti u bë tym për gjys ore, kërkojmë të paktën të shpërblehemi 50% se ne e dimë që është pune e zotit, por ne na është dëmtuar rrushi, ulliri, duhani, arra dhe të gjitha kulturat e tjera. Jemi dëmtuar nga breshëri në çdo vend, çdo familje këtu është dëmtuar në 3-4 milion lekë.

Fermerët

Ndërkohë dëme të shumta në sektorin bujqësor ka pasur edhe në fshatin Adriatik të Kurbinit, pasi një insekt i quajtur rrumbulli i majit, ka prekur edhe këtë vit pemët frutore dhe një pjesë të bimëve bujqësore.

Llojet e këtij insekti janë të shumta, por sipas banorëve, kësaj here insekti duket tepër agresiv. Në prefektura është ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve, por akoma nuk është vendosur nëse këta fermerë do të kompensohen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?