Breshëri plumbash drejt një mobilierie në Nikël gjatë mesnatës, autori dhe shkaqet enigmë! Pronari: S’kam borxhe, as probleme me njeri

15 Prill 2022, 09:53| Përditesimi: 15 Prill 2022, 11:26

  • Share

LEZHË- Një mobilieri është qëlluar me breshëri plumbash mesnatës e djeshme në fshatin Nikel të Krujës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të mobilierisë në pronësi të Myslym Karait. Ka qenë pikërisht pronari ai që ka njoftuar policinë, pasi ka gjetur gëzhoja në fasadë mëngjesin e sotëm, 20 plumba kallashnikovi kanë goditur mobilierin.

Jashtë kamerave pronari deklaroi se nuk ka asnjë qindarkë borxh njeriu dhe se as ai dhe as familja e tij nuk kanë ngacmuar asnjë njeri në jetë.  Karai ka rreth 20 vite që ushtron këtë aktivitet dhe në zonë familja e tij njihet si ndër më të qetat.

Ndërsa është e pajisur me kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga policia. Mësohet se roja i objektit ndodhej në pjesën e pasme të ndërtesës, aty ku edhe bëhet prodhimi i mobilieve.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e të gjithë zonës me qëllim zbulimin e sa më shumë informacioneve për incidentin.

 

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?