Breshëri shkatërron prodhimet në Kozare! Fermerëve u shkon mundi dëm: Kërkojmë ndihmë, s’kemi të ardhura

1 Tetor 2023, 10:49| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 12:17

  • Share

U deshën vetëm disa minuta që puna dhe investimet e një viti të kryera në bujqësi nga banorët e gjashtë fshatrave të njësisë administrative Kozare, të shkojnë dëm nga breshëri.

Banorët shprehen se breshëri ka shkatërruar prodhimet e stinës dhe ka lënë poasoja kryesisht në kulturën e ullinjve edhe për vitet e ardhshme.

Fermerët tregojnë dëmet e shkaktuara, ndërkohë që kërkojnë ndihmën e shtetit për vlerësimin e dëmit, pasi këtë vit ata mbeten praktikisht pa bukë.

“Breshëri i rënë një natë më parë, na ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi kryesisht në kulturën e ullirit. Mua më janë dëmtuar rreth 1 ha e gjysmë ullinj, kokrrat e të cilit në këtë moment janë në fazën e parë. Dëmtimi është jo vetëm në prodhim, por edhe në pemën e ullirit duke sjellë pasoja për një vitet e ardhshme. Duhen krasitur dhe kjo do të thotë që vitin e ardhshëm nuk do kemi prodhim. Si familje ne jetojmë vetëm në sajë të prodhimeve bujqësore, kryesisht me kulturën e ullirit. Unë i bëj apel qeverisë të na ndihmojë pasi nuk kemi asnjë të ardhur. Kjo është e gjitha çfarë në kemi, ndaj lutemi që të na ndihmojnë. Gjithë çfarë kemi bërë pa llogaritur krahun e punës, plehrat, krasitja ujitja, gjithçka e përkthyer në lekë dëm shkon në 10-15 milion. Me këtë mbaj familjen jo vetëm unë,  por gjithë fshati. I bëjmë thirrje instancave shtetërore të na ndihmoj aq sa është e mundur”, tha fermeri Xhevat Shtëpënja.

Dëmtimin më të madh në këtë zonë e ka marre kultura e ullirit, e cila është në fazat e para të prodhimtarisë.

“Edhe unë jam dëmtuar nga reshjet e breshërit, kam 200 rrënjë ullinj që janë shkatërruar. Deri më sot nuk kam marrë asnjë gjë nga shteti, jam shumë i pakënaqur nga premtime qe thonë do ndihmojmë fermerët. Për mua e vetmja e ardhur që kam është bujqësia dhe jam mosbesuese ndaj qeverisë, megjithëse lusim të na ndihmojmë. Dëmi na erdhi nga breshëri, nga natyra por kërkojmë ndihmë sepse s’kemi të ardhura”, u shpreh Nazmi Çela, një tjetër fermer.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 01/10/2023 10:58

    Nuk eshte faji i qeverise se Ra bresheri.Siguroni prodhimit,Pra beni sigurimit vjetor te prones tuaj dhe prodhimit.Shteti mund tu jape vetem ndihme humanitare ,por Jo demshperblim se i vini zjarrin terreni apo se bije bresher.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?