Breshëri shkatërron të mbjellat në Maliq/ Fermeri në lot: Ç'e pyet unë me këto mbahesha

29 Qershor 2020, 18:35| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 21:12

  • Share

MALIQ- Breshëri që ra në fshatin Sovjan në bashkinë e Maliqit ka dëmtuar gjithë kulturat bujqësore të fermerëve.

Gruri, misri, fasulja, qepa, por edhe frutorët janë kultura me dëme të parikuperueshme.

"Në radhë të parë gruri ka mbaruar fare, në radhë të dytë janë fasulet, misri edhe qepët siç e shikoni kanë mbaruar. Dëmi është i madh".

"Është shkatërruar gjithçka, e gjithë puna e vitit, qepët kanë mbaruar, patatet edhe kanë problem edhe s'kanë shumë problem/ Të ngihet nga Bashkia, apo diçka të na rekomandojnë diçka për izolimin që të mos na kalben", tregojnë fermerët.  

Të dëshpëruar fermerët kërkojmë dëmshpërblim nga shtetit, pasi puna në bujqësi është i vetmi burim financiar.

"Shteti të vij t'i shikojë, ata e dinë më shumë se kanë specialistë. S'na kanë ardhur as në fillim të sezonit dhe as në fund".

"Të dërgojë agronomin bashkia, a shtetit nuk e di, rrushin, mollën të gjitha i ka dëmtuar, ne duam nga shteti të vij dhe ta shikojë këtu se gjendja është shumë alarmante ne nga këta prisnim, gruri erdhi koha për t'u korrur, bie breshëri të lë me gisht në gojë".

"Kisha 3 dynym qenë dhe 2 grurë dhe që të dyja janë të dëmtuara shumë ç'e pyet unë me këto mbahesha. Jemi 7 veta në shtëpi, me asistencë, këtu duhet të vij njëri nga ata të bashkisë që të shikojë", thonë fermerët.

Sipas komisionit të verifikimit të dëmeve rezulton se nga breshëri i së dielës prodhimet bujqësore janë dëmtuar në masën 60%, ndër to 35 hektarë me grurë, 8 hektarë me mollë,1 hektar me vreshtari dhe sera. Pak javë më parë breshëri dëmtoi dhe kulturat bujqësore në fshatin Zvezde.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Staplerfahrer: 29/06/2020 20:48

    Nuk eshte normal ky popull... Kjo esht demokraci, do te thot se kush ka mend sigurohet pra paguan siguracioni kush esht budalla shejtan ja kerkon shtetit

    Përgjigju
  • alo alo: 29/06/2020 19:26

    Urgjentisht Bashkia duhet te dergoi specialistet per verifikimin dhe vleresimin e demeve te pesuara dhe te gjeje menyra per t'i rimbursuar fermeret. Keta jane shqiptaret e vertete qe as vjedhin, as korruptojne, as vrasin por cdo gje e kane me pune, djerse dhe ndershmeri.

    Përgjigju
  • bujku: 29/06/2020 19:19

    me vjen keq per keta zotrinj me duar me kallo por natyra ka te pa pritura.per fat te keq nuk jemi shte i pasur qe tju ndihmoje se dhe vet vij nga fshati por kjo kohe po shkaterron dynjane ne cdo cep te botes. sikur te paguani nji siguracion te vogel per te mbjellat ndoshta do jete me leverdi ne keto raste.une jam ne bg te italise e ketu cdo jave bije bresher qe te vjeterit e zones thone qe nuk mbajne mend kaq shum.....ka ndryshuar klima.ose me mire te themi qe klima po na jep kusurin e keq trajtimit te ambjentit nga te gjitha pikat e kend veshtrimit zoti ju ndihmofte o zotri e lotet e tuaja i kuptoj se jane lot gjaku e djerse qe nxirni per te mbijetuar ne bujqesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?