Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro, ka reaguar ndaj aktit terrorist që u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj godinës së Top Channel ku u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe fatkeqësisht humbi jetën roja Pal Kola.
Në një postimi në Twitter, Teresa Ribeiro shprehet se ndihet e tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë dhe i bën thirrje organeve ligj zbatuese të zbardhin ngjarjen sa më shpejt.
'Jam e tmerruar nga sulmi i sotëm me armë kundër Top Channel në Shqipëri. U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë, i cili u vra gjatë këtij sulmi të urryer. Kam besim se autoritetet do të identifikojnë dhe do të ndjekin penalisht përgjegjësit, pa humbur kohë.'- u shpreh përfaqësuesja e OSBE për Lirinë e Medias Teresa Ribeiro.
Lajmi kryesor:
Sulm me armë drejt Top Channel, reagojnë krerët e shtetit dhe politikës: Agresion kriminal, të zbardhet ngjarja! E dënojnë edhe SHBA, OSBE e BE
M.Q./ReportTv.al