Kokaina e sekuestruar në Itali

Bota

Itali/ Po trafikonin 60 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohen 3 shqiptarët

20 Dhjetor 2024, 16:02| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 16:15

  • Share

Brescia- Policia italiane ka goditur një rast të trafikimit të sasive të mëdha të drogës.

Operacioni është bërë dy ditë më parë në Breshia. Të paktën 60 kg kokainë e pastër është sekuestruar gjatë ndërhyrjes së agjentëve, kurse në pranga ranë edhe 3 shqiptarë.  

Gjatë kontrollit, patrulla ndaloi një automjet me targa shqiptare , që shërbente për transportin e personave, në të cilin udhëtonin tre personat.

Kur u pyet për destinacionin e mjetit, shoferi nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të vlefshme. Nisur nga qëndrimi dyshues dhe nga përgjigjet e dhëna, ushtarakët kryen një kontroll të brendshëm të mjetit, në të cilin ishin vendosur disa valixhe dhe qese plastike, informon media italiane

Në disa prej tyre u gjetën 60 blloqe kokaine të mbyllura mirë, për një total prej 60 kg lëndë narkotike. Të tre personat u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Breshias dhe arrestimi i tyre u vërtetua pak orë më parë.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 20/12/2024 16:39

    Hahahha akoma me keto perrallat qe shoferin e teadhetoj dytyra etj etj ? Pipinot keshtu deklarojne per mediat gjoja ishte rastesisht por ne te vertete ata djemte kane qene ne ndjekje dhe kjo eshte mese e sigurt

    Përgjigju
    • Luli Berisha: 20/12/2024 22:18

      Lulush ???? jà Paske fut shoku ????✌️✌️✌️

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?