Tirana

Breshka thyen guaskën, kushton 4 mijë dollarë “riparimi” i saj

24 Prill 2018, 05:43| Përditesimi: 24 Prill 2018, 05:46

  • Share

Një breshkë nga San Diego, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë protagoniste e një ngajrje, e cila në tentativë për t’i shpëtuar një qeni është rrëzuar nga një mur i lartë dhe ka thyer guackën e saj në tre vende.

Fatmirësisht, historia e saj përfundon mirë, pasi pas tre orësh ndërhyrje, koraca u riparua në mënyrë rrethanore, por efektive, falë përdorimit të vidave, lidhësave dhe stukos që përdoret zakonisht nga dentistët.

Historinë e tregoi Dan DeSousa, drejtor i Shërbimeve për Kafshët në kontenë e San Diegos, i cili ka postuar në Twitter fotot.

Breshka, që është 35-40 vjeç dhe peshon 40 kile, u gjet me guaskën e thyer, pas rënies nga një lartësi prej tre metrash.

Veterinerët kalifornianë kanë kryer një ndërhyrje të gjatë tek kafsha, e cila kushtoi rreth 4 mijë dollarë, shpenzime nga fondi i solidaritetit.Tani breshka është mirë me shëndet.

 

Komento

Komente

  • mmmmmm: 27/04/2018 19:01

    po per njerezit cfare do behet. apo varja se njerez ka plot,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?