Kryetari i Dhomës së Komunave, John Bercow, nuk e pranoi rivotimin për marrëveshjen e Brexit të arritur nga kryeministri britanik Boris Johnson dhe Bashkimi Evropian, duke shpjeguar se mocioni ishte kryer tashmë të shtunën dhe se përsëritja e votimit do të ishte e kotë. Ai tha se nuk mund të thërriste Parlamentin të votonte për të njëjtën temë.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se e ndejn veten "të zhgënjyer" nga vendimi i spikerit të Dhomës së Komunave. “Duke vepruar kështu, Bercow mohon mundësinë për të zbatuar vullnetin e popullit britanik, i shprehur në referendumin e vitit 2016”.
Të shtunën, qeveria britanike e paraqiti marrëveshjen në Parlament, duke kërkuar nga deputetët të votojnë për të, por ajo u zëvendësua nga miratimi i amendamentit të propozuar nga Oliver Letwin dhe që i hapi rrugën shtyrjes së afatit për Brexit.
Lajmi kryesor: