Shpresat për të gjetur një marrëveshje midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për të rregulluar marrëdhëniet tregtare në fund të periudhës së tranzicionit po zbehen.
Kryeministri britanik përsëriti se mungesa e një marrëveshje tregtare mes palëve ka shumë gjasa të ndodhë dhe shtoi se ai nuk ka parë ende një ndryshim të madh në qëndrimin europian.
Ngërçet janë gjithmonë të njëjtat.
"Ka dy çështje kryesore për të cilat ne nuk po bëjmë përparim, kjo klauzolë fatkeqe që do ta mbante Mbretërinë e Bashkuar të lidhur me gjithçka që Evropa dëshiron të bëjë në aspektin e legjislacionit, e cila padyshim nuk funksionon, dhe pastaj 'e gjithë çështja e peshkimit, ne duhet të jemi në gjendje të rimarrim kontrollin e ujërave tona "tha Johnson.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se edhe ajo ishte pesimiste në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje.
Mosmarrëveshja për Irlandën do të ishte një tragjedi, Ministri i Jashtëm i Dublinit foli për një mundësi të humbur.
“ Ideja që MB dhe BE nuk mund të vendosin një partneritet të ri konstruktiv dhe pozitiv në kontekstin e një marrëdhënieje të re përfaqëson një mundësi të humbur” tha Simon Coveney Ministri i jashtëm britanik
Boris Johnson nuk duket i përkushtuar për të gjetur një gjuhë të përbashkët ashtu siç kishte premtuar, përkundrazi insiston në faktin se më mirë pa një marrëveshje sesa me një marrëveshje të keqe ai duket sikur po përgatit njerëzit për mungesën e saj.
Britania e Madhe në rast të mungesës së marrëveshjes ka përgatitur edhe katër anije patrulluese të Marinës Britanike të gatshme të mbrojnë ujërat e peshkimit në MB.