Briam me patëllxhanë dhe patate
Përbërësit:
- 500 gr patëllxhanë
- 500 gr patate
- 2 qepë të prera në feta
- 1/2 gotë lëng domate
- 1 gotë vaj
- 2 ls majdanoz të grirë
- 1 lugë të vogël sheqer
- Pak galetë të bluar
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët dhe patatet dhe i presim në feta rrumbullake të trasha, ndërsa qepët i presim në feta të holla. Në një tavë shtojmë qepët, një shtresë patëllxhanë dhe një shtresë patate. U hedhim kripë, piper, majdanoz të grirë hollë dhe shtrojmë përsëri një shtresë qepë, patëllxhanë, patate. Në lëngun e domates shtojmë një gotë ujë trazojmë kripën, piperin, galetën, sheqerin, vajin dhe pak majdanoz. Këtë përzierje e hedhim në tavë. E pjekim në furrë për afërsisht një orë.