TIRANË- “Po, unë jam avokatja e parë Shqiptare në Britani. Është diçka që e kam arritur para 17 viteve. E mora licencën e plotë”, tha Brikena.
Kur u largua në Britani të Madhe, në moshën 16-vjeçare, Brikena Muharremi nuk e mendonte kurrë se atje, do të bëhej avokatja e parë shqiptare.
Ishte lufta në Kosovë që e shtyu që të qëndronte në Londër. Sot pas 27 vitesh atje, ka arritur që të përfshihet në çështje të rëndësishme, por dhe të kthehet në një zë të fuqishëm për çdo problematikë të komunitetit shqiptar.
“Unë shkova në Angli nga vitin 1995. Shkova me vizë studenti. Përfundova shkollën e mesme aty. Pastaj vazhdoi lufta në Kosovë dhe fillova Juridikun. Unë isha e para dhe nuk kisha të tjerë shqiptar aty në fushën time. Vitet e fundit ka shumë avokate që janë nga Shqipëria dhe Kosova”, tregon avokatja.
Jetën në Angli e cilëson sfiduese, por me punë dhe përkushtim, Brikena thotë se gjithçka arrihet. Puna e saj ndër vite është vlerësuar edhe me çmime.
“Provojën më të madhe e kam me në departamentin ligjor të qeverisë, Britanike. Kontakti me shqiptar, me komunitetin është i madh, jashtë profesionit. Jam e angazhuar me komunitetin. Udhëheq shoqatën e avokatëve shqiptaro-britanik për të ndihmuar komunitetin. Gjithashtu jam edhe në këshillin koordinues të diasporës Shqiptare, i cili shërben si urë mes shqiptarëve në Angli dhe institucioneve në Shqipëri”, tha ajo.
Brikena ka dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë, teksa tregon se jeta atje nuk është aq e lehtë sa mund ta mendojnë.
“Unë e kisha mendjen që do bëhesha avokate, dhe nuk dëgjoja fjalët kur thonin ishte e vështirë shumë. Mendoj që kjo është e shumë rëndësishme në çfarëdolloj fushe. Kur e din se çfarë don, e arrin atë”, përfundoi Brikena.
Nja 12 avokat shqipetare i njoh ne Bruksel prej 10 vitesh, ne angli qenka e para!?
Përgjigju