Teksa dje autoritetet italiane shkatërruan një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, sot mediat italiane kanë nxjerrë emrat e 4 shqiptarëve të përfshirë në grupin kriminal I cili përbëhej nga 9 persona.
Bëhet fjalë për Geraldo Ismailaj, 42 vjeç, Alban Limaj 32 vjeç, Erfan Bajrusi 24 vjeç dhe Alvaro Aliaj 28 vjeç si dhe 5 shtetas italianë.
Operacioni i koduar ”San Silvestro 2018” u zhvillua nga Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit.
Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.
Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në koordinim edhe me autoritetet e policisë shqiptare.