Nuk kishte nevojë për maska apo distancim social në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Brit Awards" të martën, pasi ajo ishte pjesë e një prove të qeverisë britanike, për të parë se si mund të funksionojnë koncertet e muzikës live pas Covid.
Kjo do të thoshte se yjet mund të dilnin personalisht, të pranonin trofetë e tyre para një publiku të drejtpërdrejtë dhe, më e rëndësishmja, të ecnin në tapetin e kuq.
Shumë e shfrytëzuan rastin për të kompensuar kohën e humbur pas një viti ceremonish kryesisht të çmimeve virtuale dhe të famshmit treguan jo pak entuziazëm edhe me veshjet e tyre.