Foto nga momenti i sherrit

Britani/ 39-vjeçari acarohet nga pritja, shtyn të dashurën dhe godet dy punonjësit e aeroportit (VIDEO)

25 Qershor 2022, 20:04| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 22:05

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani. Një burrë i nevrikosur ka sulmuar dy punonjës të aeroportit duke bërë që të kthehet në një situatë kaotike.

Gjithçka nisi pasi burri së bashku me një grua që ishte e dashura e tij po prisnin të hipnin në avion për fluturimin nga Bristol në Alicante. Sipas policisë, 39 vjeçari dhe një grua, 37 vjeç, u arrestuan për shkak të sulmit ndaj punonjësve të aeroportit.

I gjithë momenti la punonjësit e tjerë të shokuar. Në një moment, burri shtyn gruan dhe niset i nevrikosur drejt stafit teksa godet njërin prej punonjësve me grusht dhe tjetrin e rrëzon në dysheme.

Kur ngrihen në këmbë, gruaja ndërhyn duke mos lejuar që të përshkallëzohet sherri. Dyshohet se pritja për të nisur fluturimin ka nevrikosur 39-vjecarin që reagoi me sjellje të dhunshme.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?