Një 44- vjeçare në Britani, e cila përndiqte ish-të dashurin e saj për të marr mbështetje shtesë për fëmijën do të përballet tashmë me burg.
44- vjeçarja Veronica Jackson, përgjonte posten dhe makinën e ish-të dashurit të saj, ndërsa kishte hedhur edhe akuza të rreme në drejtim të tij si duke thënë se ai nuk kishte paguar pensionin e bijës së tyre 12-vjeçare, përballet tashmë me burg në Britani.
Sipas Daily Mail, Veronica Jackson i tha Kevin McCormack: 'Unë e di se ku je, e di se çfarë po bën', në mesazhet që i dërgonte gjatë kohës që e përndiqte.
Kur ish-i dashuri i saj McCormack gjeti punë në një klub nate, ajo i bëri një telefonatë anonime shefit të tij të ri duke pretenduar se policia po e hetonte atë për mashtrim.
Jackson, nga Henbury, tani po përballet me burg pasi u dënua për ndjekje dhe një akuzë për vonim të postës. Jackson u fotografua jashtë Gjykatës së Magjistraturës në Ëarrington, ku ajo u shpall fajtore për përndjekje.
Gjykata e Magjistraturës në Warrington u informua se si çifti kishte një vajzë së bashku në vitin 2012, por u ndanë tetë vjet pasi lidhja e tyre përfundoi.
Babai i 12 vjeçares tha se ata kishin rënë dakord për shumën që ai do të jepte për pensionin e të bijës me Agjencinë për Mbështetjen e Fëmijëve (CSA), por që Jackson kërkoi më shumë dhe situata ishte kthyer në një 'ngërç'.