Foto ilustruese

Bota

Britani/ Arrestohen 8 persona si të dyshuar për terrorizëm, 7 prej tyre iranianë

4 Maj, 09:04| Përditesimi: 4 Maj, 09:07

  • Share

Forcat e policisë kundër terrorizmit në Britani kanë arrestuar tetë persona pas disa bastisjeve në vende të ndryshme, shtatë prej të cilëve iranianë, raporton Reuters. Pesë prej tyre u ndaluan të shtunën me dyshimin për përfshirje në veprimtari terroriste, lidhur me një komplot për të sulmuar një objekt të caktuar në Britani. 

"Hetimet janë në fazë të hershme dhe po shqyrtojmë disa pista për të përcaktuar motivimin e mundshëm, si dhe për të vlerësuar nëse ekziston ndonjë rrezik i mëtejshëm për publikun”, deklaroi komandanti Dominic Murphy, kreu i Njësisë Kundër Terrorizmit në Met Police.

Në një operacion të ndarë, gjithashtu të shtunën, tre shtetas të tjerë iranianë u arrestuan në Londër si pjesë e një hetimi tjetër kundër terrorizmit, që sipas policisë nuk ka lidhje me arrestimet e mëparshme. Ata ndodhen aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet dhe kontrolli i banesave të tyre vijojnë.

Detajet e komplotit të dyshuar nuk janë bërë publike për arsye operative, ndërkohë që arrestimet ndodhin në një kohë kur autoritetet britanike po rrisin vëmendjen ndaj aktiviteteve të mbështetura nga Irani në territorin britanik.

Qeveria britanike ka deklaruar se ka penguar mbi 20 komplotë të lidhura me interesa iraniane që nga viti 2022 dhe së fundmi ka vendosur sanksione ndaj një rrjeti kriminal me bazë në Suedi, i lidhur me Iranin dhe i akuzuar për objektiva ndaj interesave izraelite dhe hebraike në Europë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 04/05/2025 09:19

    Normale qe mashtrojne britaniket sepse duan te goasin shtetin Iranian duke shpifur qe qytetaret e saj bejne error porr deri me sot aa nuk jane implikuar asnjehere ne kte terroriste keshtu qe te ngelen me gisht ne b anglezet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?