Kate Middleton dhe Emmanuel Macron

Bota

Angli/ Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton

9 Korrik, 12:28| Përditesimi: 9 Korrik, 12:48

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një vizitë një ditë më parë në Britaninë e Madhe. Gjatë darkës shtetërore të organizuar nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla në Kështjellën Windsor, Macron dhe Kate Middleton teska ishin pranë njëri-tjetrit presidenti francez tërhoqi vënendjen kur i bëri një shenjë me sy Kate Middleton para se të shkëmbenin një dolli.

Presidenti Macron u ul mes Mbretit Charles dhe Princeshës së Uellsit, ndërsa zonja e parë franceze, Brigitte Macron, e veshur me një fustan blu të çelët, qëndroi midis Mbretëreshës Camilla dhe Princit William, i cili ishte me smoking dhe dekoratat mbretërore.

Darka mblodhi figura të njohura si Sir Elton John, i shoqëruar nga bashkëshorti i tij, Sir Mick Jagger, aktorja Kristin Scott Thomas, këngëtari Mika dhe futbollistja Mary Earps. Të pranishëm ishin gjithashtu anëtarët kryesorë të familjes mbretërore britanike, përfshirë Princeshën Anne me bashkëshortin Timothy Laërence dhe Dukën e Dukeshën e Edinburgut.

Kjo darkë shënoi gjithashtu rikthimin publik të Kate Middleton në një ngjarje të tillë zyrtare pas sfidës së saj shëndetësore. E veshur me një fustan elegant mëndafshi në ngjyrë të kuqe të errët nga Givenchy, ajo mbante për herë Urdhrin Mbretëror të Meritës të Mbretit Charles si dhe diademën e Princeshës Diana.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?